Manchester United ka nisur negociatat për transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid
Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mouirnho po insiston që ta transferoj Antoine Griezmann nga Atletico Madrid
Sipas tabloidit britanik, The Sun, ‘Djajtë e Kuq’ kanë nisur negociatat për transferimin e Griezmannit në Old Traffor, përcjell Express.
Thuhet se gjiganti nga Premierliga i ka ofruar francezit një pagë prej 220 mijë funteve në javë (257 mijë euro) ose rreth 12.5 milionë euro në sezon.
Këtë pagë te Manchester United e ka edhe Paul Pogba i cili u transferua nga Juventusi gjatë verës për 100 milionë euro. /Express/



