Ekipi i nivelit të katërt e eliminon Tottenhamin nga Kupa e Ligës

PUBLIKUAR

Finalisti i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, Tottenham është eliminuar nga Kupa e Ligës së Anglisë pas humbjes me penallti nga ekipi i nivelit të katërt të futbollit anglez, Colchester United.

Klubi nga Essex që bën gara në League Two e tërboi gjysmëfinalistin e vitit të kaluar në këtë garë gjatë 90 minutave lojë dhe e fitoi takimin pas penalltive, raporton Gazeta Express.

Christian Eriksen dhe Lucas Moura nuk shënuan nga pika e bardhë dhe Clochester fitoi 4:3 në penallti në fund.

Mauricio Pochettino e kishte nisur takimin me lojtarë të rinj, por në pjesën e dytë u detyrua t’i fusë në lojë lojtar si Eriksen dhe Moura, por as kjo s’i mjaftojë për t’i shpëtuar turpërimit.

Pas këtij triumfi tronditës, Clochester United kalon në rundin e katër të Kupës së Ligës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...