Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pas polemikave se mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës.
E përditshmja portugeze “A Bola”, lëshoi bombën të premten në mëngjes duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, dëshiron të largohet nga Spanja.
Që nga ajo ditë, portugezi ka qenë temë kryesore në gjitha mediat botërore, ku është raportuar në mënyra të ndryshme – duke u munduar që të gjejnë arsyen e vërtetë të këtij vendimi të CR7, e që besohet të jetë për shkak të akuzave për evazion fiskal.
Ronaldo është i dëshpëruar, që besohet të ketë thënë “në Spanjë po më trajtojnë si kriminelë”, teksa AS e Marca raportojnë se lojtari është i nervozuar edhe me klubin, pasi ka pritur ta mbrojnë më shumë në këtë çështje.
Në Portugali raportojnë se vendimi i Cristiano Roanldos është i pakthyeshëm dhe edhe më të vështirë po e bënë këtë ish lojtari i Los Blancos, Pepe, i cili më herët ka konfirmuar se do të largohet nga Reali.
“El Transistor de Onda Cero” raporton se Pepe, i cili besohet se sezonin e ardhshëm do të luajë në Paris Saint Germain, i ka thënë Ronaldos “eja me mua në PSG”, duke turbulluar kështu edhe më shumë kokën e Cristianos.
Manchester United shihet si favorit për të nënshkruar 32 vjeçarin, nëse Ronaldo largohet në të vërtet nga klubi ku ka shkruar histori dhe ka thyer rekorde të shumta gjatë tetë viteve në Spanjë. /Gazeta Express/



