Einxhel Shkira duket e mahnitshme në bikini teksa pozon me barkun e rrumbullakosur

PUBLIKUAR

Moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira pak javë më parë konfirmoi se ajo dhe partneri i saj, DJ Dagz janë në pritje të fëmijës së parë.

Dhe gjatë kësaj periudhe, ish-banorja e Big Brother VIP po vazhdon të sjell postime të ndryshme që lidhen me shtatzëninë teksa nuk mungojnë edhe imazhet ku ajo shihet me barkun e rrumbullakosur.

Kështu ka vepruar edhe gjatë ditës së sotme (e mërkurë), kur Einxhel ndau me fansat e saj në Instagram foto të reja nga pushimet e fundit me Dagz.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Einxhel shihet e veshur në bikini shumëngjyrëshe dhe kapele të ngjashme bashkë me syze dielli të tejdukshme teksa pozonte pranë një pishine.

“Më vjen keq që jam ankuar për këto foto”, ka shkruar Einxhel në mbishkrimin e postimit teksa ka etiketuar DJ Dagzin.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Prezantuesja dukej në formë të mirë dhe e mahnitshme edhe gjatë këtyre muajve kur po pretë që shumë shpejt të bëhet nënë.

Kujtojmë që Einxhel dhe DJ Dagz u njohën për herë të parë gjatë periudhës kur të dy ishin banorë të shtëpisë së famshme BB VIP.

Çifti pak kohë më parë zbuluan se po presin të bëhen prindër të një djali. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...