Egli Tako shfaqet në veshje tradicionale në fotografitë e fundit

PUBLIKUAR

Egli Tako ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një seri fotografish ku shfaqet e veshur me kostume tradicionale shqiptare të punuara me mjeshtëri të rrallë.

Në postimin e saj të fundit, Egli shfaqet me tri veshje të ndryshme, secila më elegante dhe më simbolike se tjetra, duke i dhënë një frymë moderne trashëgimisë kulturore.

 Egli Tako/Instagram

Në një tjetër paraqitje, ajo mahnit me një fustan të zi luksoz me detaje të arta, ndërsa mbyll serinë me një veshje të bardhë prej dantelle, të kombinuar me jelek të punuar me dorë.

Komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar, me qindra komplimente për paraqitjen e saj dhe për mënyrën se si ka përçuar bukurinë e veshjeve tradicionale në një format modern e inspirues.

Kjo paraqitje është një tjetër dëshmi se Egli jo vetëm që është ikonë stili, por edhe një zë i fortë për promovimin e kulturës shqiptare në rrjete sociale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...