Egli Tako merr pjesë në varrimin e vëllait të Gjestit

PUBLIKUAR

Tragjedia që goditi familjen Kelmendi pas humbjes së 15-vjeçarit Eldion Kelmendi ka prekur thellë jo vetëm të afërmit, por edhe miq, kolegë dhe ish-banorë të Big Brother VIP Albania, ku mori pjesë fituesi i këtij edicioni, Gjesti.

Në ceremoninë mortore të mbajtur në fshatin Pavlan të Pejës, të pranishëm ishin shumë persona që shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre.

Egli shihet duke e ngushëlluar Gjestin, ndërsa emocionet dhe dhimbja pasqyrohen qartë në fytyrat e tyre.

Pamjet nga varrimi tregojnë se Egli, së bashku me ish-banoret e tjera të Big Brother VIP Albania, Danja dhe Rizarta, kanë qenë pranë Gjestit në këto momente tepër të vështira.

Ata shihen të gjithë të përlotur, të prekur thellë nga tragjedia dhe të bashkuar për t’i dhënë forcë mikut të tyre.

Ky moment prekës, ku shihen Egli, Danja dhe Rizarta pranë Gjestit, dëshmon edhe njëherë se dhimbja e humbjes është e përbashkët dhe se përballë tragjedive, solidariteti dhe njerëzillëku bëhen më të fortë se gjithçka tjetër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...