Julen Lopetegui ka ndryshuar shumë gjëra në Real Madridi që prej mbërritjes në klub muaj më parë, veçanërisht stilin e lojës të “Los Blancos”. Ai dëshiron ta përdorë formulën me të cilën mbahet Barcelona e Pep Guardiolës, të ketë sukses duke mbajtur topin në posedim.
Shumë persona në Madrid e kanë kritikuar lojën me pasime, thjesht sepse vinte nga Barcelona. Për shembull, në atë kohë, Reali i Jose Mourinhos kishte 27.366 pasime më pak se Barcelona e Guardiolës në përgjithësi, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, tani kohët kanë ndryshuar dhe ekziston një qasje tjetër nën udhëheqjen e Lopeteguit.
Reali i ka bërë 1.505 pasime në dy ndeshjet e para të La Ligës, krahasuar me 1.470 të Barcelonës, me një shkallë suksesi prej 90.76%, karshi 87.89% të Barçës.
Lojtari kyç në qasjen e re të madrilenëve është Toni Kroos, i cili i ka bërë 220 pasime të suksesshme nga 226 në total. /Express/


