Edon Zhegrova, prapë nuk ftohet për ndeshjen e Baselit në Champions

PUBLIKUAR

Edon Zhegrova po vazhdon që të mos këtë minuta në Basel, pavarësisht se ai kishte ndërruar skuadër për të luajtur më shumë, duke u larguar nga Genk për në Basel

Kështu, talenti kosovar nuk është ftuar fare sot në ndeshjen që Basel e zhvillon në kuadër të rrethit të tretë para-eliminator në Ligën e Kampionëve kundër LASK të Austrisë.

Zvicëranët kanë humbur përballjen në shtëpi kundër austrikëve, 2-1, kurse atyre ju duhen dy gola për ta shkrirë epërsinë LASK.

Megjithatë, trajneri Marcel Koller ka vendosur që edhe në këtë ndeshje mos ti besojë Zhegrovës, gjë që është e kundërta me besimin që ai ia jep të riut kosovar me pasaportë zvicerane, Kemal Ademi.

Pas largimit të disa lojtarëve nga Baseli, Ajetit por edhe një sulmuesi anësor, ishte menduar që Zhegrova do të këtë më shumë minutazh, por deri me tani kjo nuk po ndodh për talentin kosovar. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...