Edmond Azemi deklarohet pas incidentit me Dardan Berishën

PUBLIKUAR

Kapiteni i Prishtinës, Edmond Azemi, ka kërkuar falje pas incidentit ndërmjet tij dhe zëvendës kapitenit, Dardan Berisha, në ndeshjen kundër Rahovecit.

Dy basketbollistët e klubit kryeqytetas patën një kacafytje mes vete, ndërsa skuadra e tyre pësoi humbje. Më pas klubi vendosi t’i suspendonte.

“Duke gëzuar kaq shumë respekt nga adhuruesit e mi, pa të cilët nuk do të isha këtu, posaçërisht Plisat, që ma kanë rrëmbyer zemrën. Të dashur Plisat, adhurues të klubit, dhe qytetarë të Prishtinës, Kryesi e klubit.

“Më lejoni që me anë të kësaj shkrese t’ju drejtohem sinqerisht, sepse është e natyrës time ku pas shumë viteve si një lojtar i devotshëm e kapiten i ekipit, për një gjest të pahijshëm mos menaxhim të nervozës për disa arsye…”.

U kacafyten gjatë humbjes nga Rahoveci - Prishtina suspendon dy yjet, Edmond Azemi dhe Dardan BerishaU kacafyten gjatë humbjes nga Rahoveci – Prishtina suspendon dy yjet, Edmond Azemi dhe Dardan Berisha

“Një gjest i tillë nuk na përket neve si lojtarë profesionistë, i cili fatkeqësisht ka ndikuar edhe në rezultat me humbje që për mua është e papranueshme”.

“Unë jam i vetëdijshëm që gjeste të tilla nuk me përkasin mua për arsye të mos menaxhimit të nervozës, andaj me keqardhje, kërkoj falje publikisht për këtë”.

“Duke uruar për mirëkuptimin tuaj, ju falënderoj nga zemra. I juaji Edo”, shkruan në postimin e tij në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...