Edi Rama nuk dëshiron të takohet me liderët shqiptar në Maqedoni

PUBLIKUAR

Kryeministri shqiptar Edi Rama është i zhgënjyer dhe nuk do të takojë liderët e partive shqiptare në Maqedoni, për shkak të përçarjeve të tyre të thella dhe pas refuzimit të propozimit të tij për unifikim për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Një zyrtarë i lartë i Qeverisë shqiptare tha për INA se Rama ka kërkuar harmonizim të qëndrimeve dhe një unifikim ndërpartiak, sidomos mes partive opozitare, por mesazhi i tij është anashkaluar dhe nuk ka pasur asnjë gatishmëri edhe në takimin e Pogradecit.

“Çfarë t’i takojë kur ata nuk kanë as edhe një pikë të përbashkët të ndërveprimit politik për interesa të shqiptarëve atje. Ata kanë interesa të mëdha partiake dhe pazare politike, duke rrënuar interesin e qytetarit shqiptar në Maqedoni. Por nga ana tjetër, nuk ka as edhe një gatishmëri minimale për të arritur harmonizim të qëndrimeve midis tyre, për çështje me interes të veçantë sidomos për avancimin e pozitës së shqiptarëve, parandalimin e mekanizmave diskriminuese dhe shpërfillëse ndaj shqiptarëve dhe probleme të tjera. E gjithë kjo në frymën e një demokracie”, theksoi zyrtari i qeverisë në Tiranë.

Një zhgënjim të madh Rama kishte hasur në takimin e verës së kaluar në Pogradec, ku ai kishte takuar të gjithë krerët e partive shqiptare në Maqedoni, por ku edhe ka hasur përçarjet e thella dhe mosgatishmërinë për të bashkëvepruar për çështje me interes vital për shqiptarët në Maqedoni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....