Edhe West Hami fiton kundër Chelseat (Video)

PUBLIKUAR

Nuk kanë të ndalur rezultatet jo të mira të Chelseat këtë sezon, pasi londinezët kanë humbur kundër West Hamit me rezultat 2-1.

Hammers kaluan në avantazh me anë të Mauro Zarates në minutën e 17-të dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Gary Cahill shënoi duke barazuar rezultatin, por me këtë nuk u pajtua sulmuesi anglez, Andrew Carroll, i cili shënoi me kokë në minutën e 79-të.Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga trajneri kroat, Slaven Bilic, kalon në pozitën e dytë me 20 pikë, kurse Chelsea në vendin e 15-të me 11 pikë.

Vlen të theksohet se ekipi i Jose Mourinhos gjatë pjesës së dytë luajti me një lojtar me pak, pasi serbi Nemanja Matic u ndëshkua me të kuq. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...