Ndërkohë, ata ankohen se kolona është bërë disa kilometra.
Pritjet e gjata në Merdarë tashmë janë bërë të zakonshme për mërgimtarët, të cilët vinë gjatë verës për pushime në Kosovë. Ata shprehen të zhgënjyer me institucionet e vendit për këtë situatë.
Policia e Kosovës thotë se po bën të pamundurën për t’i zvogëluar pritjet e gjata në këtë pikë-kalim kufitar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për shtimin e kapaciteteve me zyrtarë policorë, në mënyrë që të garantohet një lëvizje sa më e shpejtë nëpër pikën kufitare. Por, sipas tij, kjo vonesë po shkaktohet nga pala serbe.
Policia e Kosovës lut bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë edhe pikë-kalimet e tjera kufitare pasi, sipas tyre, më e ngarkuara është ajo në Merdarë.


