Edhe një tjetër skuadër angleze pas Moratas

PUBLIKUAR

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është duke i kaluar ditët e fundit si lojtar i Juventusit.

23-vjeçari është duke u kërkuar që një kohë të gjatë nga skuadra londineze Arsenal.

Por ‘Topçinjtë’, tani rrezikojnë ta humbasin atë, pasi në garë për ta transferuar është futur edhe Manchester United.

Sipas medieve angleze, trajneri portugez Jose Mourinho që pritet të jetë në krye të ‘Djajve të Kuq’, e ka kërkuar Moratan për fazën e sulmit.

Për ta lënë të lirë yllin e saj, kampionët më të ri të Italisë, Juventus po kërkon rreth 35 milionë funte. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...