Edhe një tjetër klub anglez i futet garës për Lewandowskin

PUBLIKUAR

Reprezentuesi polak është i lidhur me një largim nga Bayern Munichi, teksa kontrata e tij skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Fichajes” , Manchester City është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin me përvojë këtë verë, me klubin që dëshiron të sjellë një sulmues tipik.

Për shkak se Lewandowski ka përvojë duke punuar me Pep Guardiolan, besohet se ai nuk do të e kishte problem të luante sërish nën urdhërat e tij.

Manchester United raportohet se është gjithashtu në garë për 33-vjeçarin.

“Bavarezët” mund ta lejojnë largimin e Lewandowskit këtë verë, në mënyrë që të shmangin largimin e tij si lojtar të lirë në vitin e ardhshëm.

Deri më tani në këtë sezon, ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit ka shënuar 29 gola në 26 ndeshje të Bundesligës, teksa ka shënuar edhe 12 herë në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...