Edhe një shtëpi e vjetër rrënohet në Prizren: “Krimi po ndodh para syve të të gjithëve”

PUBLIKUAR

Drejtori i organizatës joqeveritare Ec Ma Ndryshe, Hajrulla Çeku, nëpërmjet Facebook-ut ka njoftuar për rrënimin edhe të një shtëpie të vjetër në Prizren.

Çeku është shprehur i shqetësuar me këtë trend rrënimesh e shkatërrimesh të monumenteve në Qendrën Historike të Prizrenit.

“Sot u rrënua edhe një shtëpi e vjetër në Prizren

Brenda vetëm një jave, në Qendrën Historike të Prizrenit u shkatërruan tre monumente: dy shtëpi të vjetra u rrënuan tërësisht dhe ndërtesa që është pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike u kaplua nga zjarri për herë të dytë. Çuditërisht, të gjitha po ndodhin ditëve të fundjavës dhe natyrisht, shteti nuk po shfaqet në vendin e ngjarjes.

Krimi po ndodh para syve të të gjithëve, ndërsa autoritetet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asnjë veprim. Shkatërrimi do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Mosveprimi i zyrtarëve të shtetit nënkupton bashkëpjesëmarrje në krim” (sic.), ka shkruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...