Edhe një legjendë e Bayernit kritikon Vidalin

PUBLIKUAR

Legjenda gjermane Olivier Kahn, nuk ka kursyer kritikat për mesfushorin kilian Arturo Vidal.

Pas kaizerit Franz Beckenbauer, edhe Olivier Kahn ka thënë se Bayerni me këtë transferim ka rrezikuar shumë.

Sipas ish-portierit gjerman, Vidal është një lojtar që karakterizohet nga nervat dhe Bayernit iu ka nevojitur një lojtar më i qetë.

“Unë nuk jam 100% i sigurtë që Bayerni ka bërë zgjedhjen e duhur. Vidal është një lojtar që karakterizohet nga nervat dhe kjo është e rrezikshme për Bayernin”.

“Mendoj se Bayernit i nevojitet qetësi dhe një lojtar i aftë për t’i siguruar klubit rezultate pozitive. Nuk e shoh të tillë Vidalin, pasi ka pak që ka ardhur në Gjermani dhe ka nisur me telashet e tij”.

“Gjithsesi i uroj fat në aventurën e tij tek Bayerni dhe shpresoj që të adoptohet sa më shpejt me lojën e grupit edhe pse mendoj se do ta ketë shumë vështirë të përshtatet me nivelin e lartë të kampionatit gjerman”, tha Kahn. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...