Edhe një gol dhe një lëndim tjetër për Benzeman

PUBLIKUAR

Sezoni i mirë para golit për Karim Benzeman vazhdoi edhe të mërkurën mbrëma, pasi francezi shënoi gol në fitoren e Real Madridit kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve. Por, jo krejt lajmet ishin të mira për të, pasi numri 9 i Madridit u desh ta lërë fushën shkaku i një shqetësimi.

Fatmirësisht për Real Madridin, lëndimi i tij nuk u duk shumë serioz dhe lajmi i mirë është se nuk do të ketë Ligë të Kampionëve për kampionin në fuqi javën e ardhshme, prandaj për Benzeman do të ketë kohë për t’u rikuperuar, transmeton Gazeta Express.

Në dy ndeshjet e fundit, Benzema nuk ishte në nivelin e tij më të lartë, kryesisht kundër Barcelonës në Camp Nou dhe Atletico Madridit në Wanda Metropolitano.

Në Amsterdam, megjithatë, ai realizoi përsëri dhe regjistroi golin e tij të 19 këtë sezon, si dhe të katërtin në Ligën e Kampionëve.

Benzema është aseti kryesor i Madridit në sulm këtë sezon, dhe deri tani pasuesi i të larguarit, Cristiano Ronaldos. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...