Manchester City ka dështuar përsëri për t’i marrë tri pikë në Premier Ligë. Sonte ata janë ndalur nga Leeds United
Kohë më shumë shi në Leeds por edhe një dështim i radhës për Manchester City.
Skuadra e Pep Guardiolës pasi u mposht në shtëpi nga Leicester City është ndalur sonte edhe në Leeds United, ku ka barazuar me rezultat 1-1.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Manchester Cityn ku kishte shumë mundësi për të shënuar por që nuk arritën që të shenojnë deri në minutën e 17-të ku shënoi Raheem Sterling.
City ka mundur ta përfundoi këtë ndeshje nëse do të kishte shfrytëzuar mundësitë për shënim në pjesën e parë por që nuk e bëri këtë.
Në pjesën e dytë Leeds ishte shumë më i mirë në fushë.
Ata arritën që të barazojnë në minutën e 59-të me anë të transferit të tyre më të ri, Rodrigo.
Në minutat e mbetur, Leeds kishte disa mundësi që të kalonte në epërsi nëse do t’i kishte shfrytëzuar rastet më mirë, por këtë nuk e bëri.
Pavarësisht tentimeve nga të dy skuadrat, City kthehet në shtëpi me vetëm një pikë, kurse Leeds edhe njëherë tregoi se do të jetë një skuadër e fortë për këtë sezon.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Manchester City ka vetëm katër pikë kurse Leeds United nga katër ndeshje ka tubuar 7 pikë dhe është në vendin e 5-të. /GazetaExpress/


