Edhe nëse humb ndaj Kroacisë, për Messin ndeshja e nesërme s’do të jetë e fundit në Botëror

PUBLIKUAR

Nesër me fillim nga ora 20:00, Argjentina dhe Kroacia do të luajnë ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Messi do të synojë finalen e dytë të Botërorit me Argjentinën dhe e ka mundësinë e fundit të fitojë trofeun e vetëm që i mungon, shkruan Gazeta Express.

Por, ndeshja e nesërme s’do të jetë e fundit për shtatë herë fituesin e Topit të Artë në këtë Kampionat Botëror.

Kjo pasi që edhe në rast fitoreje, edhe në rast humbjeje, Messi do ta zhvillojë edhe një ndeshje në këtë Botëror.

Nëse fiton, Messi me Argjentinën do të luajë në finale. Në rast humbjeje, ata do të luajnë edhe për vendin e tretë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...