Janë më shumë se 1.9 milionë banorë kosovarë që kanë të drejtën për votim. E sot në territorin e Kosovës po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare për vitin 2019-të.
Me kohë e pa telashe është hapur edhe qendra e votimit në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan.
Siç raporton, reporteri i FaktePlus, në këtë qendër të votimit janë 3 mijë e 600 votues dhe ka katër pika të votimit.
Në këtë qendër të votimit ka votues shqiptarë dhe të nacionaliteti serbë.



