Edhe Mbappe kërkon drejtësi për vrasjen e George Floyd

PUBLIKUAR

Ylli francez i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, e ka shprehur përkrahjen e tij për protestat që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi që një burrë amerikan me ngjyrë u vra nga një polic në Minnesota.

Të hënën në mbrëmje, George Floyd u vra nga një polic amerikan, i cili e kishte mbajtur gjurin e vet mbi qafën e 46-vjecarit për më shumë sesa tetë minuta. Ky veprim bëri që të fillojnë protesta jo vetëm në Minnesota, por në shumë qytete të SHBA-së gjatë javës, transmeton Gazeta Express.

Polici amerikan është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të gradës së tretë, mirëpo, kjo nuk ka bërë që protestat të ndalen, pasi që ato, deri të premten në mbrëmje, janë shpërndarë në të paktën 30 qytete në SHBA.

Disa nga protestat që kishin nisur si paqësore u bënë të dhunshme, pasi që pati përplasje mes policëve dhe protestuesve, ndërsa u dëmtuan edhe disa ndërtesa.

67.7K people are talking about this

Gjatë ndeshjes të së shtunës në Bundesligë kundër Werder Bremenit, mesfushori amerikan i Schalkes, Weston McKennie, e mbajti një shirit ku kërkonte drejtësi për vrasjen e Floyd, ndërsa të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe Mbappe në rrjete sociale.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...