Ajo është bërë nënë për herë të parë në vitin që lamë pas.
Bëhet fjalë për moderatoren Marina Vjollca, e cila përkundër angazhimeve në jetën private po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e përkushtuar në karrierë.
Prezantuesja nga Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse në Javën e Modës në Milano, ndërsa Milano Fashion Week ka filluar më 22 shkurt dhe do të mbarojë në fundin e këtij muaji.
Disa nga stilistët e modës kanë prezantuar krijimet e tyre që i përkasin sezonit vjeshtë-dimër, ku mes tyre është edhe stilistja e njohur Italiane, Elisabetta Franchi.


