Edhe LSDM si BDI, kërkon thirrjen e Parlamentit

PUBLIKUAR

Pas nismës së BDI-së për rikthimin e deputetëve në parlament, edhe Lidhja Social Demokrate e opozitës theksoi sot nevojën e domosdoshme për mbledhjen e kuvendit. Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski tha gjatë një konference për shtyp se partia kërkon mbledhjen e Kuvendit dhe se në mënyrë urgjente duhet të anulohet vendimi i presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e 56 politikaneve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të akuzuar ose dyshuar për përfshirje në parregullsi zgjedhore ose vepra të tjera penale, transmeton televizioni 21.

Mançevski gjithashtu shtoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për në datën 5 qershor, nuk duhet të mbahen, pasi që të njëjtën gjë e ka vërtetuar edhe diaspora duke mos u paraqitur një numër i mjaftueshëm i votuesve.

“Zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë; atë e konstatoi edhe KSHZ edhe diaspora tha jo zgjedhjeve të kurdisura; Në përputhshmëri me të dhënat zyrtare të KSHZ në diasporë janë lajmëruar 4848 votues”, shtoi Damjan Mançeski, Nënkryetar i LSDM-së.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili tha se edhe KSHZ-ja ka konstatuar se nuk ka kushte për zgjedhje më 5 qershor.

“Krimineli Zoran Zaev e di këtë dhe për këtë arsye Damjan Mançevski duhet të shpik mijëra arsye se si LSDM të ikë nga zgjedhjet dhe të mos ballafaqohet me popullin”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së

SHIKO MË SHUMË

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...

Moti sot

Sot 18 gusht, moti do të jetë me diell, ndërsa në disa zona mund...

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...