Nuk është vetëm opozita ajo që po e kundërshton zgjedhjen e Hashim Thaçit për president.
Edhe disa struktura të LDK-së kanë paralajmëruar protesta në kundërshtim të zgjedhjes së Thaçit në krye të Presidencës, raporton Gazeta Blic.
Bëhet fjalë për nëndegën e LDK-së në Dobërçan, e cila sot do të protestoj nga ora 17:00 para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar për medie, deputetët e kësaj nëndege thonë se janë në gjendje ta mbrojnë nderin e presidentit Rugova, deri në frymën e fundit, raporton gazeta Blic.
Shënimi i plotë:
Ka ardh koha me dal me mbrojt nderin e Presidentit Rugova.
Ju njoftojme se sot do te mbahet protesta e pare para zyrave te LDK-se, ne mbrojtje te nderit te Presidentit Rugova. Ka ardh koha qe nga protesta ne rrjetet sociale, de dalim edhe fizikisht ne mbrojtje te nderit te votuesit te LDK-se.
Jemi te vendosur me e mbrojt kte nderë deri ne frymen e fundit.
Ftojme publikisht te gjithe aktivistet e devotshem te LDK-se, elektoratin e LDK-se te vijne ne proteste para zyrave te LDK-se ne Prishtine, protesta sot fillon ne oren 17:00 e mbaron ne oren 19:00. Neser rifillon ne oren 10:00 dhe perfundon ateherë kur ta pengojme PRONTON-President.
.jpg)


