Edhe Kosova preket nga tensionet Ukrainë – Rusi, çmimi i naftës shumë i lartë

PUBLIKUAR

Derisa vazhdojnë të rriten tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, njëkohësisht po rritet edhe çmimi i naftës.

Mbrëmë pasi Rusia njohu rajonet rebele të shkëputura në lindje të Ukrainës si shtete të pavarura, kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent, pikë referimi ndërkombëtare, arritën nivelin më të lartë të shtatë viteve prej pothuajse 98 dollarë (72 £).

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Berjani pohon se situata e tensionuar Ukrainë dhe Rusi është shkaktari i rritjes së çmimeve të derivateve në tërë botën.

Ai po ashtu tregon se çmimi i derivateve është i lartë në krahasim me gjendjen në Kosovë.

“Çmimet e derivatete janë të larta në krahasim të gjendjes ekonomike në Kosovë. Çmimin e përcakton Berza dhe irganizata prodhuese OPEC. Po këto rritje e kanë kaplu terë globin.

Situata e tensionuar Ukrainë & Rusi është shkaktari i rritjes te çmimeve të derivateve në tërë botën”, u shpreh ai./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Akademia do të jetë më e varfër për një dijetar të përmasave nacionale si Qosja, ndërsa kombi, pa birin e saj të denjë

Me rastin e kalimit në amshim, të akademik Rexhep Qosjes, Ramiz Lladrovci ka shkruar...

“Jam karateist”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë

Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me...

Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Sot, ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e...