Edhe klubi i njohur spanjoll në garë për Thomas Strakoshën

PUBLIKUAR

Valencia raportohet se i është futur garës për të nënshkruar me Thomas Strakoshën.

Pak kohë më parë, portieri shqiptar konfirmoi se do të largohet nga Lazio si lojtar i lirë, shkruan Gazeta Express.

Fulhami shihet si klubi më favorit për të siguruar shërbimet e Strakoshës, por tani klubi anglez po sfidohet nga ai spanjoll.

Mediumi i afërt me klubin e Valencias, “Blanquinegres”, ka bërë të ditur për interesimin e klubit ndaj 27-vjeçarit.

Valencia thuhet se e shesh reprezentuesin e Shqipërisë si zëvendësues ideal të portierit të parë, Jasper Cillessen, të cilit i skadon kontrata në vitin e ardhshëm.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë destinacioni i radhës për Strakoshën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...