Transferimi më i mirë i Bayern Munich, Serdar Tasci ka munguar në ditën e prezantimit të tij si lojtar i ekipit bavarez.
Klubi bavarez ka raportuar se futbollisti për shkak të një lëndimi të marrë ditë më parë mungoi sot në prezantim.
Por, mediat gjermane raportuan se 28-vjeçari ka munguar shkaku i një vonese dhe se klubi gjerman ka respektuar orarin e përcaktuar të prezantimit të mbrojtësit.
Gjithsesi kampioni gjerman ka pohuar se brenda dy-tre ditëve lojtari do të jetë i gatshëm për stërvitjet. /Telegrafi/


