Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka njoftuar se shpreson t’i lejojë tifozët të kthehen nëpër stadiume të Serie A kah gushti apo shtatori, por nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që kjo të ndodhë edhe në korrik, pas zbehjes së pandemisë koronavirus.
Numri i rasteve me Covid-19 është duke rënë me shpejtësi të madhe në gjithë Italinë, gjë që e ka shtyrë Ministrinë e këtij vendi t’i lehtësojë dukshëm masat kundër këtij virusi, transmeton Gazeta Express.


