Edhe Haxhiu reagon për lokalet ku nuk iu shërbehet komuniteteve: E papranueshme dhe e dënueshme

PUBLIKUAR

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të dielën ka deklaruar se në disa lokale të gastronomisë në Kosovë, nuk iu shërbehet komuniteteve. Pas deklaratave të Krasniqit, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Express

Haxhiu ka shpërndarë në Facebook postimin e Krasniqit, derisa ka shkruar se refuzimi për të mos iu shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranushëm dhe i dënueshëm! Kjo nuk duhet të ndodhë askund dhe asnjëherë. Barazi dhe jo diskriminim!”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, ministri Krasniqi të dielën tha se një rast ku lokalet e gastronomisë nuk iu kanë shërbyer komuniteteve ka ndodhur së fundmi në Gjakovë.

“Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime! Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin!”, shkroi Krasniqi në Facebook./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...