Edhe Finlanda me peticion për të dalë nga BE-ja

PUBLIKUAR

Një nga liderët e partive të djathta finlandeze, Sebastian Tjunkjunen, kërkon një referendum për shkëputjen e Finlandës nga Bashkimi Evropian deri në dhjetor 2017. Tashmë janë mbledhur 10.000 nënshkrime, një e pesta që kërkohen për nisma që të merren parasysh nga parlamenti, njoftojnë mediat finlandeze.

Sipas kreut të organizatës rinore finlandeze, Bashkimi Evropian vetëm shkakton kaos në Evropë dhe Finlanda ka nevojë për një nismë të tillë.

Sipas transmetuesit finlandez, peticionin tashmë e kanë nënshkruar më shumë se dhjetë mijë njerëz, dhe popullariteti i kësaj iniciative qytetare është në rritje.

Partia e djathtë finlandeze, e cila është pjesë e koalicionit të djathtë, konsiderohet si partia e euroskeptikëve. Menjëherë pas rezultateve të referendumit britanik dhe fillimit të peticionit, kishin nënshkruar më shumë se 3.500 finlandezë, përcjell albinfo.ch.

Sipas televizionit YLE TV, një nismë e ngjashme filloi në vitin 2013, por atëherë e kishin nënshkruar vetëm 30.000 njerëz. Parlamenti finlandez nuk e konsideron iniciativën, në qoftë se brenda gjashtë muajve nuk arrijnë për të fituar mbështetjen e më shumë se 50.000 nënshkruesve.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...