Edhe Fabinho në radar të pasanikëve arabë

PUBLIKUAR

Nuk është vetëm Jordan Henderson në mesin e lojtarëve të Liverpoolit që bëjnë pjesë në radarin e klubeve arabe.

Sipas mediumit britanik “The Athletic”, edhe Fabinho ka përfunduar në shënjestër të pasanikëve sauditë, përcjell “Gazeta Express”.

Al-Ittihad e ka gati një ofertë prej 46,7 milionë erosh për futbollistin brazilian.

Fabinho ka kontratë edhe dy vjet me Liverpoolin, ndërsa “Reds” po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë e shitjes së përfaqësuesit brazilian për ta zëvendësuar atë me një lojtar tjetër.

Pra, ka mundësi të mira që mesfushori jug-amerikan të bëhet shok skuadre me Benzeman e Kanten në Saudi Pro League.

Yjet e Premierligës janë bërë objektiv kryesorë të klubeve nga Arabia Saudite. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...