Edhe Chelsea, Valencia, Leipzig dhe Lyon kualifikohen në mesin e 16 më të mirëve në Champions

PUBLIKUAR

Chelsea, Valencia, RB Leipzig dhe Lyon janë bërë skuadrat më të fundit që e kanë siguruar një biletë për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas ndeshjeve të xhiros së fundit grupet e tyre përkatëse të martën.

Valencia e mundi Ajaxin 1:0, cka nënkupton se e fitoi Grupin H dhe u kualifikua si e para. Pas saj u kualifikua Chelsea nga pozita e dytë, pas fitores 2:1 ndaj Lille, raporton Gazeta Express.

Ajaxi, gjysmëfinalisti i vitit të kaluar, përfundoi i treti dhe do të luajë në Ligën e Evropës – garën dytësore evropiane.

Lille, ndërkohë, e mbylli grupin në vendin e fundit dhe eliminohet nga garat evropiane.

Ndërkohë në Grupin G, RB Leipzig barazoi 2:2 me Lyonin, çka i mjaftoi për ta fituar Grupin dhe për t’u kualifikuar nga pozita e parë.

Lyoni kualifikohet nga pozita e dytë.

Përkundër fitores 3:2 ndaj Zenitit, Benfica nuk ia doli të kualifikohet dhe do të luajë në Ligën e Evropës.

Zeniti eliminohet nga garat evropiane si e fundit në grup. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...