Edhe Chelsea kulifikohet në çerekfinale

PUBLIKUAR

Edhe Chelsea la siguruar kalimin për në çerekfinale, që ia doli vetëm pas goditjeve të penalltive në sfidën ndaj Southampton.

90 minuta u mbyllën 1-1.

Havertz shënoi për londinezët në pjesën e parë, ndërsa miqtë barazuan me anë të Che Adams.

Nga penalltitë, Chelsea fitoi 4-3.

Nga pika e bardhë gaboi Mount për Chelsean dhe Walcott e Smallbone për Southampton, që ishte në këtë transfertë pa sulmuesin Armando Broja, pasi në marrëveshjen e huazimit është parashikuar që shqiptari të mos luajë kundër skuadrës së Tuchel. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...