Atletico Madridi ka fituar ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 1-0.
Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga Antoine Griezmann, i cili në minutën e 55-të shënoi një gol mjaft të bukur.
Pas kësaj fitore Atletico ngjitet në pozitën e parë me 85 pikë, apo një pikë më shumë se Reali dhe tre se Barcelona e cila ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/


