Edgar Davids beson se Juventus e ka një mundësi për ta mposhtur Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve, por e ka këshilluar atë që të bëjë kujdes nga Cristiano Ronaldo.
Davids, ish-mesfushor i Juventusit, i bëri këto komente mbrëmë në ngjarjen “partita del cuore” në stadiumin e Juventusit, transmeton Express.
“Real Madrid? Mendoj se ka mundësi që ata të mposhten, por duhet të theksohet se ata kanë lojtarë që mund ta vendosin ndeshjen,” ka thënë holandezi.
Ai ka thënë se Juve duhet të bëjë kujdes nga Cristiano Ronaldo.
“Po mendoj për lojtarët siç është Cristiano Ronaldo, i cili është një lojtar klasik kur Reali luan keq, ai gjithmonë ia del që të shënojë dhe ta vendosë rezultatin e ndeshjes,” ka thënë ai.
“Është ndeshje e vështirë. Higuain dhe Dybala janë të mirë, por ata nuk janë të nivelit të Bale dhe Ronaldo,” ka shtuar ai./Express/


