Edersoni do të mungojë kundër Liverpoolit, e konfirmon Guardiola

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka konfirmuar se Edersoni do të mungojë për përballjen e madhe të Premierligës kundër Liverpoolit në Anfield, të shtunën, shkaku i një lëndimi.

Top dy klubet e Premierligës do të takohen për herë të parë këtë sezon këtë fundjavë, me gjashtë pikë që i ndajnë ata mes vete në tabelën e Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli e ka fituar një epërsi të mirë ndaj Manchester Cityt në fillim të këtij sezoni, duke i fituar dhjetë nga 11 ndeshjet e tyre të para, mirëpo skuadra e Pep Guardiola mund ta vë sërish në zjarr garën për titull me fitore në Liverpool këtë fundjavë.

Megjithatë, Guardiola e ka marrë një goditje të madhe para kësaj ndeshjeve, pasi që portieri Ederson do ta ketë të pamundur të luajë në këtë përballje, shkaku i lëndimit që e mori në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Braziliani u detyrua ta lë në gjysmë barazimin 1:1 të Manchester Cityt kundër Atalantas të mërkurën, ndërsa Claudio Bravo u inkuadrua në lojë si zëvendësues i tij.

Guardiola njoftoi për gjendjen e Edersonit në një konferencë për shtyp të premten, mirëpo ai insistoi se Braco është më se i aftë ta përmbushë hapësirën e lënë bosh nga Edersoni në skuadër.

“Edersoni nuk ka mundësi të luajë. Nuk e di se për sa kohë do të jetë ai jashtë skuadrës. Të dielën s’mund të luajë”, tha trajneri spanjoll i Manchester Cityt.

“Ne e kemi edhe një tjetër portier të nivelit më të lartë. Claudio Bravo mund të na kryejë punë gjithashtu. Ne e fituam Carabao Cup falë Claudios. Ai është një portier i mrekullueshëm”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...