Ederson: Neymari është i lumtur, përkundër se s’mundi të kthehej në Barcelonë

PUBLIKUAR

Portieri i Brazilit, Ederson, ka pohuar se bashkëlojtari i tij, Neymar, është i lumtur që është bashkuar me ekipin kombëtar, pas dëshpërimit që e përjetoi për shkak se i dështoi kthimi në Barcelonë gjatë verës.

Neymar ishte i etur të kthehej në Barçë, megjithatë, gjiganti spanjoll nuk qe në gjendje ta riblente atë nga Paris Saint-Germainit para se afati kalimtar i verës të mbyllej të hënën, transmeton Gazeta Express.

Ishte një sagë e afatit kalimtar që i dominoi ballinat, por Neymar duket se e ka lënë pas zhgënjimin dhe i është bashkuar Brazilit në Majami për ndeshjen miqësore kundër Kolumbisë të premten dhe ndaj Perusë më 10 shtator.

I pyetur për Neymarin, portieri i Manchester City Ederson tha se 27-vjeçari është i lumtur përkundër dramës me të cilën është përballur së fundmi.

“Ai më duket i lumtur. Secili lojtar që e vesh fanellën e ekipit kombëtar të Brazilit është i lumtur”, tha Ederson.

“Nuk flas për afatin kalimtar, sepse s’e di çfarë ka ndodhur. Por e di se këtu, në ekipin brazilian, ai është i lumtur. Natyrisht që Neymar është i lumtur”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...