Eder i impresionuar nga De Boer

PUBLIKUAR

Eder është i impresionuar nga trajneri i ri i Interit, Frank de Boer, pasi ai iu ka kërkuar menjëherë që të ndërtojnë stilin e tij të futbollit.

Ish-trajneri i Ajax, u emërua vetëm javën e kaluar në krye të Interit, pasi Roberto Mancini ndërpreu kontratën e tij me pëlqim të dyanshëm.

De Boer bëri debutimin e tij natën e kaluar në fitoren 2:0 në International Champions Cup ndaj Celtic, ku shënuan dyshja italiane, Eder dhe Antonio Candreva.

“Unë pashë ekipin në formë vërtetë të mirë. Trajneri na kërkoi që menjëherë të ndërtojmë stilin e tij të futbollit dhe identitetit, kështu që të mbetemi kompakt, të shtrënguar dhe të kuptuarit momentet e ndryshme të lojës”, përfundoi sulmuesi italian.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...