Ecja në gjumë – somnambulizmi është një çrregullim i cili ka shërbyer si temë interesante në shumë filma të vizatur dhe artistikë. Fatkeqësisht, në realitet somnambulizmi mund të shkaktojë fatkeqësi, dhunë, madje edhe vdekje. Shkaku i këtij çrregullimit ende nuk dihet mirë.
Fatmirësisht, somnambulizmi në shumicën e rasteve ndodh te fëmijët, bile vetëm kohë pas kohe, ndërkaq çrregullimi të shumtën e rasteve pushon (shërohet vetvetiu) me rastin e hyrjes në pubertet. Madje 4% e njerëzve në Evropë bëjnë pjesë në kategorinë e somnambulëve, transmeton Telegrafi.
Disa njerëz me çrregullimin e somnambulizmit gjatë gjumit ata bëjnë disa lëvizje motorike në mënyrë automatik. Disa të tjerët e lëshojnë shtratin e tyre dhe ecin nëpër dhomë. Disa të tjerët e lëshojnë shtëpinë. Kurse komunikimi me të është i pamundshëm. Zakonisht nga ky çrregullim vuajnë fëmijët dhe adoleshentët.


