E zbulon agjenti, Candreva ishte afër transferimit në Chelsea – nuk i premton qëndrimin nëse Interi mbetet jashtë Championsit

PUBLIKUAR

Federico Pastorello ka zbuluar se 30 vjeçari italian ishte afër transferimit në “Stamford Bridge” në vitin 2017 dhe mund të largohet këtë verë nëse Interi mbetet jashtë Ligës së Kampionëve.

Antonio Candreva ishte afër që ta lë Interin për Chelsean, e zbulon agjenti i lojtarit, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që 30 vjeçari t’i thotë lamtumirë zikaltërve në fund të sezonit.

Anësori 30 vjeçar iu bashkua Interit nga Lazio në vitin 2016 dhe tashmë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave, sidomos nga Premier League.

“Kur erdhi në Inter, ishte shumë i lumtur dhe vazhdon ta ketë ende atë entuziazëm”, tha ai për “Rai Sport”.

“Ishte shumë afër transferimit në Chelsea dimrin e kaluar, por vetëm sa ishte blerë nga Interi, kështu që ishte e pamundur”.

“Jemi duke pritur përfundimin e sezonit. Nëse interi përfundon në top katërshe, mendoj se ai do të jetë i lumtur që të qëndrojë dhe më në fund të luajë në Ligën e Kampionëve”, shtoi mes tjerash agjenti i lojtarit.

Candreva, që është asistuesi më i mirë i Serie A me tetë, ka kontratë me Interin deri më 2020. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...