E vrau burrin, dënohet me 6 vjet burg

PUBLIKUAR

polica

Besiana Vselei në majin e vitit të kaluar vrau burrin e saj (Muhamet Jahja). E vrau me kallashnikov. Por, ajo sot u dënua nga Gjykata vetëm me 6 vjet burg për këtë vepër penale dhe një vit e pak muaj burg për veprën tjetër penale, mbajtje në posedim të paautorizuar të armës me të cilën e kreu vrasjen.

Por megjithëse ajo u dënua vetëm me 7 vjet për të dyja veprat, avokati i saj Veton Rrecaj shprehet i pakënaqur dhe tha për Express se do të bëjë ankesë ndaj vendimit të Gjykatës. Avokati Rrecaj tha se ka propozuar që klijentja e saj të mos dënohet siç u morr vendimi tash, për vrasje të rëndë, por për vrasje nën afekt-të bëhet rikualifikimi i veprës nga Prokuroria, me çka priste një dënim edhe më të ulët.

Ai tash, sikurse në fjalën përfundimtare, arsyetoi se klijentja e tij e kishte kryer vrasjen nën afekt, pasi që provat flasin që para se të ndodhte vrasja, burri saj tash i ndjerë, e kishte sulmuar fizikisht Besiana Veselin dhe më vonë kishte tentuar ta sulmonte fizikisht edhe vajzën e saj të vogël tetë vjeçare.

Siq sqarohet në dokumentet e lëndës, Besiana Veseli kishte qëlluar mbi të shoqin në një situatë tensioni të lartë, dhe në kohën kur ishte në një lloj kërcënimi duke e mbrojtur të bijën.

Gjykata në arsyetimin verbal që dha në seancën e shpalljes së vendimit tha se i ka marrë si rrethana lehtësuese gjendjen në të cilën është kryer krimi, por nuk tha se vrasja është kryer nën afekt, por përkundrazi, e miratoi kualifikimin fillestar të Prokurorisë që Besiana Veseli ka kryer vrasje të rëndë.

Prokuroria nuk u prononcua pas seancës.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...