E veshur në të zeza, Dafina vjen me stil unik si çdoherë

PUBLIKUAR

Dafina erdhi atraktive edhe në paraqitjen e radhës.

Dafina Zeqiri është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell vazhdimisht fotografi të reja, shkruan lajmi.net.

Në imazhin e fundit, këngëtarja shfaqet e veshur në të zeza, teksa flokët i kishte lidhur dhe kostumin e kombinoi me një palë syze të mëdha.

Dafina po mbante në duar një çantë të verdhë të brendit “Prada”, kurse mori komente të shumta nga ndjekësit.

Artistja njihet për ndryshimet e mëdha që bën në pamje vazhdimisht, atë para pak ditësh e kemi parë me flokë ngjyrë të kaltër.

Fansat e këngëtares presin të dëgjojnë projekte të reja nga ajo, teksa kënga e fundit e saj mbetet “Million dollar”. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Jonida Vokshi e konfirmon: Këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova

Ish-prezantuesja e BBVK, Jonida Vokshi ka bërë të ditur se nuk do të jetë...

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë: “Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas”

Vrasja e 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë,...

Selin Bollati thyen heshtjen pas mungesës në rrjete sociale, zbulon arsyen që shqetësoi ndjekësit

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka sqaruar mungesën e saj të...