“E vështirë për ne prindërit me e mendu përditë”, Çerkini kërkon të angazhohet komplet shteti për të pagjeturit

PUBLIKUAR

Drejtori i shoqatës së personave të pagjetur “Zëri i Prindërve’’, Bajram Çerkini, ka thënë se çdoherë kritikon komisionin qeveritar për mospunë në raport me këta persona.

”I kritikoj edhe mjerisht, haptas po them, jam aq i xeheruar, kur thuhet një alarm dhe del në gazetë, kur thotë: ‘Alarmohet nga Serbia, 20 autobusa me shqiptarë dyshohet se u varrosën në Shtaval’ ”. 20 autobusa nga 40 vetë, bëjnë 800 vetë – Batajnica e dytë, aty i kemi nxjerrë ne afër 900 vetë”, kujton Çerkini.

”Tash ky alarm është shukatë. Kanë gërmuar dy vende dhe e kanë ndalë punën. A din çka do të thotë kjo për familjarët?”

Ai tha se ky nuk është rasti i vetëm ku alarmohet për trupa të personave të pagjetur shqiptarë të Kosovës.

”Unë jam shumë i pakënaqur, për punën të cilën duhet ta bëjnë më seriozisht dhe duhet të angazhohen për personat e pagjetur, jo veç komisioni qeveritar, jo veç institucionet – po komplet shteti”.

”Sa e vështirë është për ne prindërit me e mendu përditë se si ka jetu evladi im p.sh. 30-vjeçar?”

”Dhimbja, kërkush s’mund e mban, as nuk mund e din në zemër, sa është dhimbje e personit që s’e ke gjetë. Krejt është ndryshe dëshmori, që ka marrë pushkë e e ke gjetë, e ke rahatu. A për të pagjeturit, sikur nëna që e rrit një fëmijë, një bebe të vogël, e nuk ka kush që e përshkrun punën e nanës deri ta rritet e të bëhet ai 18 vjet. Veç nana e din, në krye të vet, e në shpirt të vet, sa e ka rritë një fëmijë. Po mos me e ditë ku është?…”/Klankosova

SHIKO MË SHUMË

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të...

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...