“E urrej atë bastard!” – Toure thotë se serbi Matic ishte kundërshtari më i fortë i tij

PUBLIKUAR

Veterani në lagim i Manchester Cityt, Yaya Toure, ka thënë me shaka se e urren serbin Nemanja Matic, të cilin e ka përshkruar si kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur ndonjëherë.

Toure do të largohet nga kampioni i Premierligës në fund të këtij sezoni, dhe do t’i ketë vetëm edhe dy ndeshje me Cityn para lamtumirës, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë – fitues i tre titujve në Premierligë – iu bashkua Cityt nga Barcelona në vitin 2010 dhe në tetë vitet në vazhdim është përballur me plot yje në Angli, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë më i fortë se mesfushori i Manchester Unitedit.

Toure, i cili planifikon të qëndrojë në Premierligë edhe sezonin e ardhshëm, ka thënë: “E urrej atë bastard!”

“Ai është tepër i vështirë të luash kundër tij. I gjatë dhe i fuqishëm. Ka qenë argëtim të luaja kundër tij, edhe pse e vështirë. Është i fuqishëm dhe i gjatë”, ka shtuar ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...