E uron e gjithë Serbia: Ky është anesteziologu shqiptar që ia shpëtoi jetën foshnjës serbe (Foto)

PUBLIKUAR

Mediat serbe vazhdojnë të raportojnë për foshnjën serbe të shpëtuar nga KFOR-i, e cila me helikopter u bart nga QKUK (Prishtinë) për në spitalin e Beogradit.

Por, përveç KFOR-it, del të jetë një heroi tjetër në shpëtimin e Dimitrijit, 20 ditësh. Bëhet fjalë për anesteziologun shqiptar, Muharrem Morina, i cili punon në QKUK.

“Muharrem Morina, 48 vjeçar, anesteziolog nga Prishtina, e ka shpëtuar bashkë me pjesëtarët e KFOR-it vogëlushin Dimitrij Nedeljkoviq, i cili për shkak të infeksionit të zemrës me helikopter të KFOR-it është dërguar në Beograd”, shkruan gazeta serbe “Blic”.

“Siç kanë thënë prindit e vogëlushit i cili për 20 ditë kishte infeksion në zemër, Muharrem Morina ishte anesteziologu i vetëm në Prishtinë që pranoi të ishte në helikopter me rastin e bartjes së foshnjës së tyre”, shkruan “Blic”.

2

“10 vitet e fundit punoj si anesteziolog. 50 herë kanë shkuar me vetura të spitalit për Beograd apo Nish kur në pyetje ishin jetërat e shqiptarëve, derisa gjashtë herë kam shkuar me serbë. Mirëpo, kjo ishte hera e parë që shkoj me helikopter. Përveç kësaj, pacient ishte bebja 20 ditëshe”, ka treguar Morina.

“Prindërit e Dimitrit erdhën tek unë dhe me lutëm që t’ua përcjellë djalin. Edhe pse fillimisht kisha frikë nga udhëtimi me helikopter, e pranova lutjen. E mora mendimin e neonatologut në Prishtinë për barjen e vogëlushit dhe u nisa për Beograd”, tregon ai.

Ai thotë se në qiell nuk kishte kohë për frikë, dhe se tërë kohë ka menduar për shëndetin e Dimitrit, shkruan lajmi.net.

“Për mua nuk kishte rëndësi kombësia e pacientit tim. Gjithë kohë isha i fokusuar tek vogëlushi, pasi që në helikopter nuk kishte rrymë. Helikopteri amerikan ka misione tjera, kështu që u detyruam ta ndezim inkubatorin”, kujton Morina.

3

Dimitrij i vogël kishte arritur në Beograd me inkubator të fikur, kurse Morina gjatë gjithë kohës ishte kujdesur për temperaturën e tij, transmeton lajmi.net.

“Fluturimi deri në Beograd zgjati një orë. Në helikopter ishin katër anëtar të bordit, motra medicinale, nëna e fëmijës dhe unë. Dimitrit pak para fluturimit i ishte dhënë paracetamol për uljen e temperaturës”, ka thënë ai.

Foshnja kishte arritur e sigurt në Institutin për nëna dhe fëmijë në Beograd. Morina, dje kishte shkuar në Beograd për ta parë Dimitrin e vogël.

Gjendja e vogëlushit tash është stabile dhe se i është hequr aparati për frymëmarrje.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...