Në komunën e Podujevës gjatë ditë së djeshme është arrestuar një mashkull nga Policia e Kosovës.
Policia bënë të ditur se shkaqet e arrestimit janë dhuna në familje ku vëllau ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij duke e goditur me shufër metalike, transmeton Infokusi.com
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K-Shqiptar, pasi që e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte goditur me shufër metalike në kokë motrën e vet, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


