E shtuna e mërzitur e banorëve të Big Brother VIP – Iliri, Sabiani dhe Sarah nuk i ndalin të qarat

PUBLIKUAR

Dita e shtunë ka qenë interesante brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Kjo pasi një pjesë e mirë e banorëve kanë treguar anën e tyre emocionale në disa momente.

Fillimisht ka qenë balerini Ilir Shaqiri, ai i cili me t’u zgjuar në mëngjes ka dëgjuar një këngë italiane, e cila ia ka kujtuar atij fëmijët.

 

Ai ka filluar të lotojë pasi muzika e tij e preferuar e ka kthyer në kujtimet e momenteve të mira me fëmijët.

Ndërkohë, pasdite një mërzi e madhe e ka kapur edhe banorin tjetër të shtëpisë, Sabianin.

Këngëtari i njohur ka filluar të qajë në momentin që ka kujtuar ish-banorët e shtëpisë: Sheilën, Arditin dhe Palomën.

 

“Më vjen keq se Arditit, Palomës dhe Sheilës i gjenim gabime dhe qeshnim. Tani e kuptoj sa të rëndësishëm ishim”, tha ai.

Blogerja Sarah gjithashtu nuk ka qenë e qenë gjatë pasdites në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka qenë e mërzitur për shkak të disa vërejtjeve që i ka bërë Einxhelit gjatë kohës që kjo e fundit kërcente në shtëpi, ndërkohë që gjithë shqetësimin e saj ia ka shpalosur Fifit.

 

“Nuk dua të prish marrëdhënie për gjëra kaq të ulëta kur nuk jam ai lloj tipi. E thashë pa menduar dhe i kërkova falje. E pranoj apo jo, është puna e vet”, u shpreh Sarah, ndërsa nuk i mbante dot lotët.

Qëndrimi prej më shumë se një muaj në shtëpinë e BBV, i ka bërë banorët që të shpërfaqen më emocionalë, duke e ndjerë mungesën e normalitetit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...