E rrallë: Portieri i shënoi gol Milanit në fund të ndeshjes

PUBLIKUAR

Benevento ka barazuar 2:2 me Milanin dhe besoni apo jo, portieri, Alberto Brignoli, ishte ai që e shënoi golin e një pike në minutën e fundit të ndeshjes (95′).

Më në fund, pas 15 javësh Benevento ka arritur të marrë pikën e parë në Serinë A, shkruan Gazeta Express.

Skuadra debutuese numëronte 14 humbje radhazi, por sot arriti të ndalë Milanin dhe t’i prishë debutimin Gennaro Gattusos, në krye të pankinës së Milanit.

Edhe më të dhimbshme këtë humbje e bën për Milanin fakti që një portier e shënoi golin e barazimit në minutën e 95’të, diçka që rrallë është parë në futboll. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...