E rrahu babin e tij 70 vjeçar, arrestohet i dyshuari nga Ferizaj

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një informacion se, në fshatin Prelez është një rast i dhunës në familje .

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R.H (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij  me inicialet H.H ( M/K) i moshës 70 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore . Për këtë i njëjti ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe   me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...