Goli i parë në ndeshje erdhi nga braziliani Neymar në minutën e 18-të, i cili u asistua nga Luis Suarez dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi me golin e bukur të Mohamed Elneny në minutën e 51-të.
Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 65-të me supergolin e Luis Suarez pas një asistimi të bukur nga Dani Alves.
Në minutën e 88-të në skenë doli Lionel Messi, i cili me një gol të bukur e mbylli këtë sfidë.
Ky ishte një kualifikim i merituar pasi Barca ishte dukshme më e mirë në dy ndeshjet. /Telegrafi/